Ky është vendi që ka gjetur zgjidhjen për policët që e kanë “barkun te goja”

0
148

Policët mbipeshë në Pak Chong do të dërgohen në një kamp të veçantë për të ardhur në formë.

Tashmë të gjithë policët në “Central Police Training Center” në Tajlandë do t’i nënshtrohen një diete strikte dhe ushtrimesh për të hequr qafe dhjamin e tepërt.
Sornpetch Chantarak, zbatues i programit u shpreh:

Ka shumë probleme kur je i shëndoshë. Punon ngadalë dhe ecën ngadalë. Kjo është e papranueshme për një oficer policie të ngarkuar për arrestimin e kriminelëve. Ata duhet të jenë të shkathët dhe të lëvizin shpejt.”

Në stacionet e policisë në mbarë vendin pritet të përzgjedhin 2 ose 3 oficerë të shëndoshë për të marrë pjesë në programin e dobësimit.

Programi pilot, i cili pritet të përfundojë në fund të këtij muaji, quhet “Shkatërrimi i Barkut” dhe në të kanë marrë pjesë rreth 200 policë.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here