Ka agravuar tashmë protesta e opozitës që është vendosur në disa pika të ndryshme të kryeqytetit.

Protestuesit tentojnë të hyjnë brenda rrethimit të Kuvendit, ku ka patur përplasje të ashpra me policinë.

Për shkak të gazit lotsjellës një pjesë e protestuesve janë shpërndarë dhe në drejtim të Rrugës së Elbasanit. Protestuesit të gjendur përballë një numri të ulët policësh po tentojnë që të hyjnë në Kuvend.