Gjatë ditës së sotme në Tiranë u kremtua festa e Ditës së Verës pas vendimit për ti shtyrë më tre ditë aktivitetet dhe fistimet në kuadrin e kësaj feste me pretekstin se me datë 14 mars do të kishte paqëndrueshmëri të motit.

Ajo çfarë bëri përshtypje gjatë festimeve në qendër të Tiranës dhe Bulevardin “Dëshmorët e Kombit” ishte ngritja e një droni në të cilin ishte varur fotografia e Ardit Gjoklajt, I riu I cili që u vra aksidentalisht në landfillin e Sharrës, ku punonte ilegalisht. Për këtë shkak, Bashkia e Tiranës u akuzua gjerësisht se e fshehu vrasjen, pasi kryetari i saj Erion Veliaj, kishte promovuar kushte moderne dhe të sigurta pune.

Droni me mbishkrimin “Drejtësi për Arditin” është ngritur në Sheshin Nënë Tereza për të dhënë edhe një mesazh se e vërteta për vdekjën e tij ende nuk është zbuluar dhe drejtësia nuk është vënë në vend.