Pasditen e sotme, Zaimina Vasjari ishte e ftuar në emisionin “Rudina”. Ajo ka treguar shumë për marrëdhëniet që mban me bashkëshortin dhe familjen, madje dhe disa detaje interesante. Zaimina dhe Klodi tashmë janë prindër të një vajze 1 vjeçare, Khloes. Ajo ka treguar se Klodi, partneri i saj u mërzit kur lindi Khloe pasi e kishte bindur veten se ishte djalë. Të paktën, kjo ishte dëshira e tij pasi më parë ai është baba i dy vajzave.

Por pse Zaimina ka zgjedhur të mos flasë për vajzat e partnerit të saj?

“Pjesën e marrëdhënies sime me Klodin e kam pasur të vështirë për ta treguar, sepse unë nuk dua të flas shumë për jetën private. Jo sepse kam diçka për të fshehur, sepse të gjithë ata që më rrethojnë dhe shoqëria ime i kanë ditur gjithmonë gjërat e mia, por për publikun e ruaj shumë këtë pjesë. Nuk e kam përmendur më herët nëpër intervista që Klodi ka edhe dy vajza të tjera, vetëm për punën e portaleve. Të gjithë e dimë, mjafton vetëm një titull për t’i bërë gjërat të marrin tjetër kuptim. Unë nuk kam dashur të prek asnjë nga familjarët e mi dhe as ata të Klodit. Ne kemi një raport shumë të mirë dhe jam shumë e lumtur që dy vajzat e Klodit kanë lindur dhe jetojnë në një vend jashtë Shqipërisë, rriten me një mentalitet tjetër, janë të bekuara, sepse janë edukuar me një frymë tjetër nga e ëma e tyre, por edhe nga Klodi, natyrisht. Unë jam e lumtur që familja ime ka harmoni, pastaj pjesa e njerëzve që kanë dëshirë të vjellin vrer apo të shpikin histori, le të vazhdojnë…”- është shprehur Zaimina.
/Blitz.al/