Nga Flutura Açka

Kjo është shtëpia e Fishtës sot. Nuk di në ka ndonjë monument kulture më të rëndësishëm se ky. Nga vrapi për të përjetësuar socrealizmin, u shkujdesëm për lëndën që na përbën, mes kësaj edhe Fishta.

Kjo shtëpi e rrënuar është turpi ynë, edhe turpi im që nuk protestoj për të përditë. Dy letra i shkroi Musolinit për ta ndihmuar për t’iu botuar vepra, dhe me dekada u fshi nga kujtesa.

Edhe për klosetët e banjove kujdesej partia për socrealistët, dhe janë në të gjitha leximet shkollore e jashtëshkollore, për të thënë më të paktën.

Edhe një bust që është vënë në oborr, emri i mecenatit është po aq i madh sa i Fishtës. Megjithë respektin që kam për donatorin si një patriot, bujar dhe njeri mjaft i respektueshëm, me pllakën e emrit të tij duhej të ishte treguar më i kursyer, dhe më modest në emrin e tij pranë Fishtës.

Thonë, me të dëgjuar e kam, se në fillim të të 90-tave u miratua një fond bujar shtetëror për Fishtën, por një Zot e di ku shkoi. Me të ishte ndrequr me kohë dhe kjo shtëpi. Mbase gazetarë investigativë, do të dinë t’i japin përgjigjjen e duhur kësaj enigme.

Deri atëherë, pra deri kur Fishta të trajtohet dinjitetshëm, ne do ta hamë me bukë turpin për dhunimin që po i bëjmë historisë.