Në SHBA “Instagrami” ka nisur testimet në lidhje me një opsion ku të gjithë ne mund të blejmë produkte online direkt nga ky rrjet social.

Kjo pasi Insta është kthyer në një prej platformave me ndërveprimin më të lartë të përdoruesve dhe monetizimi i tij mund të sillte përfitime të ndërsjellta.

Instagram thuhet se ka bashkëpunuar me 20 marka të njohura siç janë Adidas, H&M, Kylie Cosmetics dhe Michael Kors për të aplikuar funksionin e blerjeve online. Përdoruesit mund të blejnë menjëherë një produkt të cilin e shohin dhe i pëlqen duke përdoruru kartat Visa, Mastercard, American Express, Discover dhe Paypal.

Ky rrjet social tha disa muaj më parë se po aplikon një tarifë për të financuar përpunimin e transaksioneve gjatë blerjeve online njofton PCW.