E vetmja armë që mazhoranca po përpiqet që të përdorë për të dilegjimituar protesta e qytetarëve të udhëhequra nga opozita e bashkuar është ajo, se këto demonstrime janë të dhunshme.

Fakti është se që nga protesta e madhe e 16 Shkurtit, pavarësisht masivitetit të madh protesta kanë qen shembullore dhe të vetmet incidente kanë ndodhur, si pasojë e provokimeve të policisë duke përdorur pa shkak gaz lotsjellës vend e pavend, apo nëpërmjet infiltrimit të provokatorëve brenda turmës.

Ndreca shfaqet në foton që po ju sjellim, duke ndihmuar që të vendos kundërgazin, një pjesëtar të policisë përpara parlamentit, ndërkohë që kolegët e tij po bëhen gati që pa asnjë lloj shkaku dhe profesionalizmi, ta hedhin atë vend e pavend.