Sulmohet me bojë të kuqe Ralf Gjoni tek dera e shtëpisë së tij.

Gjoni ishte duke dale për të shkuar në Kuvend për të bërë betimin si deputet.

Një djale i ri po e priste tek dalja e pallatit.

Me te dalë, personi u çua në këmbë dhe hodhi bojë me shiringë drejt fytyrës dhe trupit të Gjonit.

Nuk dihet ende çfarë solucioni kimik është përdorur ndaj Ralf Gjonit.

Gjoni konfirmon se një pjesë e mirë e bojës nuk hiqet nga lëkura dhe ka djegie brenda syve.

Gjoni shprehet se prita dukej qarte që ishte e porositur nga lart.