Mbaj mend autobuzet fizarmonike, si shtyheshin njerezit kur hipnin e zbrisnin, sidomos ne sezon plazhi, vdisje nga shtrengimi, aq sa te merrej fryma, gati sa nuk batohesh autobuzi nga tejmbushja, sidomos ne kthesa njerezit ulerinin.

Mbaj mend bicikleten kineze me hekur. Shalen e kish me susta, shume te rehatshme. Kishte nje gje si shishe te goma e pare, dinamoja, per te cuar energji te feneri me llampe 1.5 volt.
Ishte me mbrojtese zinxhiri te mbuluar qe te mos te te beheshin pantallonat pis se pa mbrojtese beheshin kellire.

Mund te mbante 3 veta ne shale.
Po te ecje dy veta me i biciklete te gjobiste polici 50 lek gjobe..
Kishte stopin mbrapa te parafangoja dhe stopin e vogel te goma, sherbenin qe kur te vinte ai tjetri nga mbrapa naten, te shikonte qe kishte tjeter para dhe mos te perplasesishin.
Kishte edhe pompen dhe koshin perpara.

Mbaj mend trenin qe ecte si breshka, 8-9 ore per ne Tirane nga Vlora… Kishte nje zhurme nervacingritese, biletakontrollueset karakteristike, me te vertete e ndjeje veten gjunj me gjunj me popullin.

Mbaj mend aksionet me pune vullnetare ne tetevjecare, na vinin me detyrim te pastronim oboret, klasat, pemet dhe bacen para shkolles, na vinin te mblidhnim ullinj ne ullishte, pallati ku banonim na ngrinte cdo te djele qe ne 7-te te mengjesit duke trokitur ne cdo dere, qe femijet te vinin te pastronin bashke me ca teta pallatin nga mbeturinat.

Mbaj mend radiot Iliria, te mrekullueshmet, sa kujtime e nostalgji ndjellin kur i shikoj ne foto. Radio me ze shume cilesor, te forta, sa here u kam nxjerre brinjet perjashta dhe nuk pesonin gje.

Mbaj mend mullirin e kafese, qe e kam edhe sot, kur bluaje me te, kundermonte shtepia arome kafeje qe ne pike te mengjesit.

programet e Televizionit Shqiptar fillonin ne oren 18.00 dhe mbaronin ne 22.30, me pas vetem shif tek komshiu ose gjume me pulat!

Moda e rrobeve te banjes

Autobuzi

Paketa DS

Koha sot dhe neser

Përgatiti: A. Shehi/Naishtedikur.info
Për të gjith ata që marrin shkrimet autentike nga faqja naishtedikur.info , dhe nuk citojnë burimin do të paditen në gjykatë dhe pranë AKEP (Autoriteti i Komunikimeve Elektronike dhe Postare) për bllokimin e web-faqeve të tyre në territorin Shqiptar.
Faleminderit.