Pedagogu i njohur dhe aktivisti Erion Kristo ka ironizuar nëpërmjet një statusi në facebook Kongresin e Partia Socialiste që po zhvillohet sot.

“Uroj që Partia Socialiste t’i ngrejë sa më lart flamujt e kongreseve”, shkruan ai duke përmendur një këngë të periudhës komuniste e cila u thurte lavde kongreseve të Partisë së Punës.

Ai shkuan se e vetmja gjë që po bën Partia Socialiste është oraganizimi i Kongreseve si dhe që kongresmenët janë të vetmit njerëz që do mbahen mend në Shqipëri.

“Le te jete ky kongresi i vazhdimesise. Keshtu, vetem kongresmenet do mbeten ne Shqiperi.”

Ai “uron” që lista e këshilltarëve të Tiranës të jetë e përbërë nga njerëz tamam.

Statusi i plotë i Kristos:

“Uroj Partine Socialiste qe ti ngreje sa me lart flamujt e kongreseve. Le te jete ky kongresi i vazhdimesise. Keshtu, vetem kongresmenet do mbeten ne Shqiperi. Gjithe te tjeret do ikin.
P.S. uroj qe lista e keshilltareve te Tiranes te kete njerez tamam. Apo ska rendesi…”