Kryebashkiaka e Shkodrës Voltana Ademi ka reaguar pas deklaratës së Kryeministrit Rama ditën e djeshme në Kongresin e PS, i cili deklaroi se Vlora mund të krahasohet me Shkodrën.

Sipas Voltana Ademit krahasimi i Vlorës me Shkodrën nuk mund të bëhet pasi në qytetin e Vlorë janë zhdukur të paktën 20 persona ku 13 prej tyre janë zhdukur në vitin 2018.

Më tej Ademi ka shtuar se qyteti i Shkodrës ka qënë gjithmonë nën presionin e qeverise e cila ka dhënë 0 investime për të.

Reagimi i plotë i Voltana Ademit:

Vendi nuk bëhet me batuta. Shkodra nuk mund të bëhet si Vlora me 20 të zhdukur, 13 ndër të cilët janë zhdukur në vitin 2018. Shkodra ka qenë gjithmonë nën presionin e qeverisë, e cila ka dhënë 0 investime për Shkodrën’.

Cfarë tha Rama dje:

Ju në Shkodër shikoni Vlorën dhe pyesni veten a doni që dhe Shkodra të ndryshojë si Vlora, nëse po ne jemi gati edhe për ju, me gjithë zemër plot me ide, pasion, vullnet, për ta ndryshuar më në fund edhe Shkodrën, siç ndryshuam thellësisht Vlorën.