Pas shumë vitesh, moderatori dhe aktori shumë i dashur për publikun, Ermal Mamaqi është rikthyer mbrëmjen e djeshme në spektaklin e humorit “Portokalli”.
Ermali nuk njihej me ndryshimin që kishte bërë në pamje për rolin e “Xhimit” të famshëm që aktronte dikur. Aktori u shfaq me mjekër, barseta e vetullat e bashkuara dhe ishte pjesë e një skeçi me Salsano Rrapin dhe Ledio Lakon.

Tre aktorët shkaktuan shumë të qeshura në publik me humorin e batutat e tyre dhe Ermali u prit mjaft mirë nga publiku. Mirëpo neve na u duk si një marketing pasi në fund të skeçit ai përmend filmin e tij të fundit që pritet të dalë pjesë e të cilit është edhe Elvana Gjata.