Instagram ka sjellë një opsion të ri për të gjithë të apasionuarit pas blerjeve online. “Checkout on Instagram” i ofron mundësi të gjithë përdoruesve që të blejnë produkte duke vendosur çdo informacion.
Gjithçka funksionon si në faqet e tjera ku shitjet bëhen online. E vetmja gjë që kërkohet është vendndodhja dhe karta bankare. Nëse shikoni një produkt që ju pëlqen, thjesht e selektoni dhe gjidhni detajet dhe më pas bën i pagesën me kartë banke.
Më pas duhet të vendosni të gjitha të dhënat e vendndodhjes në mënyrë që porosia t’ju vijë në derë të shtëpisë. Nga Instagram mund të blini vetëm nga disa marka të njohura dhe Balmain, H&M, Dolce&Gabanna kanë filluar shitjet e para.