Pas zbardhjes nga Prokuroria të dy letër-porosive nga SHBA dhe Skocia për PD ka reaguar edhe Ministrja e Shtetit per Marredheniet me Parlamentin, zedhenese e Qeverise, Elisa Spiropali.

“Lulzim Basha gënjen si derri i knaqun i Migjenit sapo del nga dera e Prokurorisë. Pastaj kur Prokuroria i’a nxjerr në shesh gënjeshtrat, bën Sokratin e përvuejtun si i persekutuar politik. Është koha të përgjigjesh Lulzim. As Derri as Sokrati s’të ndihmojnë dot!”, thotë Spiropali.