Në krah të Ermal Mamaqit, Elvana Gjata shkëlqen në tapetin e kuq për pre-premierën e filmit ‘’2 gisht mjaltë’’[FOTO]

0
313

Filmi “2 gisht mjaltë” ishte një nga shumë surprizat që Elvana Gjata na kishte rezervuar për rikthimin e saj në skenën e artit.
Ky film kishte protagonist kryesor edhe mikun e ngushtë të Elvanës, Ermal Mamaqin,i cili është njëkohësisht edhe producenti.
Filmi i zhanrit komedi është pritur mjaft mirë nga publiku dhe u lajmërua se me datë 28 Mars do të shfaqej për herë të parë për të gjithë admiruesit.
Ndërkohë mbrëmjen e sotme po zhvillohet premiera e filmit dhe të gjithë sytë janë tek paraqitjet e protagonistëve kryesorë.
Elvana duket rrëzëllitëse me një fustan në ngjyrë neon, të shkurtër dhe që është një nga tendencat më të fundit t

ë kohës.
Në krah të saj qëndron Ermal Mamaqi. Ai ka përzgjedhur një kostum të kuq me kuadrate për këtë natë speciale.
Rikujtojmë se pjesë e kastit të filmit janë figura të rëndësishme të kinematografisë shqiptare, si Bujar Asqeriu, Marjana Kondi dhe Natasha Sela.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here