Një zjarr ka rënë në katin e tretë të një pallati në Shkodër. Ngjarja ka ndodhur përballë Fakultetit të Drejtësisë.

Mësohet se në banesë jetonin studente, ku njëra prej tyre është dërguar në spital.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit. Ndërkohë po punohet për zbardhjen e ngjarjes.