Kukësi-Partizani do të jetë superndeshja e fundjavës në Kategorinë Superiore. Dy skuadrat do të përballen në “Loro Boriçi” në një ndeshje e cila mund të vendosë shumë, por që do të kushtojë edhe… shumë. Për ata që janë të interesuar të shkojnë, bëjnë mirë që të thyejnë “derrkucin e kursimeve”, duke qenë se bileta më e lirë është 10 mijë lekë të vjetra, ndërsa në Tribunën VIP do të jetë 20 mijë lekë të vjetra.

Ka qenë vetë klubi verilindor ai që ka zyrtarizuar këto çmime, duke befasuar jo pak. Dakord që flitet për një supersfidë, por 10 mijë lekë për një ndeshje të kampionatit shqiptar në çdo sektor të stadiumit, duket disi e çuditshme…

Pikërisht aq kushton një biletë për një ndeshje të kombëtares së Shqipërisë, kundër një rivali të mesëm.