Një avion i cili kishte si destinacion Dusseldorfin, ka zbarkuar në Edinburgh të Skocisë.

Avioni i British Airlines ishte nisur për në qytetin gjerman dhe ngatërresa u kuptua vetëm kur stjuardesa doli t’u komunikonte pasagjerëve se ku kishin zbritur.

Ajo komunikoi:

A i duhej ndonjërit prej jush të shkonte në Edinburgh? Nuk e dimë çfarë ka ndodhur, por për arsye të çuditshme ne kemi zbritur në Edinburgh në vend që të ishim në Dusseldorf. Ju lutem mos bëni foto dhe video. Do të jemi atje për 1 orë e 20 minuta”.

Kjo komunikatë shkaktoi të qeshura tek pasagjerët, ndërsa disa të tjerë u shqetësuan tejet mase.

U zbulua se punonjësit i kishin dhënë kapitenit një plan të gabuar udhëtimi.

Kështu, kapiteni futi të dhënat për në Edinburgh duke bërë që avioni të drejtohej për në këtë destinacion.