Elvana flet për puthjet me Mamaqin në film: Si nuk më hëngri mortja…

0
453

Mbrëmjen e sotme është zhvilluar premiera e filmit me protagonistë aktorin Ermal Mamaqi dhe këngëtaren Elvana Gjata.

Gjatë fjalës së saj Elvana u shpreh sesi kishte qenë ky bashkëpunim për të si realizim i filmit të saj të parë. Ajo falënderoi Mamaqin dhe gjithashtu u ndal tek skenat pikante të filmit “2 Gisht Mjaltë” ku ata janë një çift të dashuruarish që duhet të puthen.

Elvana tregoi se në fakt skena të tilla kanë ndodhur dhe që ajo ka qenë disi në siklet.

“Ka qenë një eksperiencë shumë e bukur dhe ka pasur edhe disa skena që të jem e sinqertë kanë qenë shumë të bukura. Ideja që jam çift në këtë film me vëllain tim sesi nuk më hëngri ajo mortja që duhet të të puthja ty, unë nuk e di”,- është shprehur këngëtarja.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here