Rama-opozitës: Barbarë dhe endacakë, rrugët zgjodhët, në rrugë rrini!

0
289

Edi Rama ka sulmuar opzitën nga foltorja e Kuvendit. Kryeministri i quajti barbarë dhe endacakë ish-deputetët, ndërsa theksoi se nëse kanë zgjedhur rrugën, atje le të qëndrojnë.

Edi Rama: Kujtojnë se të hedhësh gurë mbi policinë në emër të partisë që të ka nxjerrë në rrugë është trimëri. “Lironi djemtë tanë” bërtet partia e endacakëve që vjen vërdallë. Ata do të shkojnë duke u rrudhur dhe ne do të bëjmë detyrën. Barbarëve edhe këtu në Parlament, përgjithmonë nuk mund të ketë deputeti imunitet për të goditur deputetin, apo të sulmojë fizikisht foltoren. Edhe kjo do të përfshihet në kodin penal.

Ata janë të dëshpëruar, e dinë që nuk fitojnë dot me votë. Ata të rrinë në rrugë aty ku janë, rrugën kanë zgjedhur në rrugë të rrinë, ndërsa ne të vazhdojmë në rrugën që kemi marrë përsipër të udhëheqim shqiptarët. Është pjesë e detyrës tonë, jo të shkelim mbi kontratën e shqiptarëve për të joshur ata që të lënë rrugën, por hir të rrugës që kemi zgjedhur ti japim mundësinë të ndihen të përfshirë.

Përfshirja e tyre sot ka vetëm një mundësi. Të japin kontributin e tyre atë për të cilën i kanë rrokanisur kokën shqiptarëve dhe ndërkombëtarëve.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here