Diabeti në Shqipëri po merr përmasa të frikshme: Ç’duhet të dini?

0
322

Çdo vit, numërohen rreth 4,000 raste të reja që diagnostikohen me diabet. Sipas Top Channel, përveç 75,000 pacientëve që trajtohen sot, një numër i madh njerëzve nuk e dinë që e kanë sëmundjen.

Sipas përllogaritjeve të Monitor në 2017-n, numri i vdekjeve të shkaktuara nga sëmundjet endokrine të lidhura me ushqimin ishte 110 për 1 milion banorë. Në këtë grup përfshiheshin edhe sëmundje të tjera që lidhen me sistemin endokrin, por sipas mjekut endokrinolog, Dashamir Gjergji, peshën më të madhe e patën të sëmurët me diabet.

Cilat janë disa nga shenjat që tregojnë se duhet të bëni patjetër një analizë:

– ndjeni nevojën e urinimit gjatë gjithë kohës;
– nuk ndaloni së piri ujë;
– aromë e pakëndshme e gojës;
– vështirësi në shikim;
– duart dhe këmbët mpien shpesh dhe krijojnë vështirësi në lëvizje;
– po humbisni peshë, edhe pse nuk po mbani asnjë regjim të caktuar ushqimor;
– flini gjumë mjaftueshëm, por sërish ndiheni e lodhur;
– vini re shenja të errëta në trup.

Shkaktarët kryesorë të diabetit:

– kequshqyerja;
– jeta pasive;
– ushqimet e pakontrolluara.

Çfarë ushqimet duhet të konsumoni:

– perime pa niseshte, të pasura me fibra dhe ujë;
– drithëra;
– fruta, por jo në formën e lëngjeve ose smoothie;
– thjerrëza;
– yndyra të shëndetshme dhe proteina të lehta etj.

Informacion shtesë:

Hapja e dritares në dhomën tuaj të gjumit gjatë natës për të lejuar hyrjen e ajrit të pastër është zgjidhja më e mirë për të parandaluar obezitetin dhe tipin 2 të diabetit, sipas akademikut Ashley Grossmann, profesor i endorkinologjisë në universitetin e Oxford-it.

Ai beson se ka mjaftueshëm prova për të besuar se trupi pak më i ftohtë se normalisht mund të ketë shumë përfitime për shëndetin. Komentet e tij erdhën menjëherë pasi disa shkencëtarë hollandezë gjetën një lidhje mes ngrohjes globale dhe diabetit.

“Ka prova bindëse se ftohja e trupit me disa gradë më pak mund të përmirësojë ose të reduktojë diabetin. Jeta në një ambient të freskët rrit ndjeshmërinë e insulinës dhe largon diabetin.” Jo më kot rekomandohet që temperaturat në mjedisin ku jeton të jenë më të ulëta, kjo sepse kur kemi ftohtë, humbasim kalori, ndaj kjo është një zgjidhje e mirë për të parandaluar edhe obezitetin.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here