Një rast që s’mund ta humbësh: Black Coffee në Tiranë

0
300

Kushdo që e njeh sado pak muzikën elektronike, e di se ç’do të thotë të shijosh me Black Coffee. DJ i famshëm afrikano-jugor lë gjurmë tek kushdo që e dëgjon, jo vetëm me stilin e vecantë, por edhe me vlerat që ka promovuar në rrugëtimin e tij.

Karriera e Black Coffe filloi në vitin 1994, ende gjimnazit dhe vendosmëria e tij e çoi në vitin 2003, prej nga ku karriera e tij mori krejt tjetër drejtim. Që nga ai çast, ai vendosi të bëhej producenti më i madh afrikano-jugor për muzikën elektronike dhe ia doli, madje edhe me bashkëpunime të rëndësishme si Drake, Jorka Smith dhe David Guetta.

Black Coffee pëlqen të ndërthurë muzikën elektronike me tradicionalen afrikane, prekur aty-këtu me nota xhazi, që lidhen me shkollimin e tij muzikor, të cilin vendosi ta ndërpriste, për t’u dhënë pas pasionit të tij më të madh. Mjaft i famshëm edhe si filantrop, DJ Black Coffee ka një fondacion që ndihmon njerëzit me paaftësi fizike.

I lindur me emrin Nkosinathi Maphumulo, ai i ngjiti majat e karrierës në Afrikën e Jugut me albume si Have Another One, Home Brewed, Africa Rising dhe Pieces of Me, para se të merrte famë botërore dhe të rreshtonte për të tretën herë çmimin Best Deep House DJ në DJ Awards të Ibicës dhe sesione të plota në festivalet Coachella, Tomorrowland, New York’s Terminal 5, The Apollo Theatre dhe Sonar Festival.

Tani është radha e publikut shqiptar të shijojë nga afër një muzikant kaq të talentuar, po edhe një prej figurave më të rëndësishme të muzikës elektronike, falë Win Music Freedom, promovuesve të muzikës elektronike, Black Coffee vjen të premten e 5 prillit në Pallatin e Kongreseve, në orën 23.00. Padyshim, një rast që nuk mund ta humbësh!

 

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here