Pas Ankarasë, Erdogan humb edhe Stambollin e Izmirin

0
264

Presidenti i Turqisë, Recep Tayyip Erdogan dhe partia e tij AK kanë humbur kontrollin e kryeqytetit turk, Ankarasë, për herë të parë në zgjedhjet lokale dhe është paraqitur për të pranuar edhe humbjen e qytetit të Stambollit.

Erdoganka bërë fushatë intensive gjatë dy muajve të fundit për votimet e së dielës, të cilat i ka cilësuar si “çështje të mbijetesës” për Turqinë.

Mediat turke kanë thënë se kandidati i Partisë Republikane Popullore (CHP), Mansur Yavas ka shënuar fitore të qartë në Ankara, mirëpo rezultati ka qenë aq i ngushtë në Stamboll, sa që të dyja partitë kanë pretenduar fitore.

“Njerëzit kanë votuar në të mirë të demokracisë, ata kanë zgjedhur demokracinë”, ka thënë lideri opozitar, Kemal Kilicdaroglu duke deklaruar se partia e tij ka CHP ka fituar Ankaranë, Stambollin dhe Izmirin, qytetin e tretë më të madh në Turqi.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here