Sot në mbrëmje, mos harro ta përqafosh nënën!

0
301

Ta ftosh gjyshen për darkë (ose thjesht të kalosh kohë me të), ndikon në jetëgjatësinë dhe cilësinë e jetës së saj. Studiues të Universitetit të Kalifornisë, San Francisco arritën në përfundimin se vetmia luan një rol shumë të rëndësishëm në plakjen e hershme të njeriut.

Çfarë zbuluan është se ndikim të madh në zgjatjen e jetës së të moshuarëve kanë fëmijët dhe njerëzit më të afërt. Vlerësimi, përkushtimi, vëmendja dhe dashuria që të rinjtë tregojnë ndaj prindërve/gjyshërve i ndihmon këta të fundit të jetojnë më gjatë.

Kështu, në vend që të ftoni kushërinjtë e rinj, kujtohuni pak për mamin, gjyshen a gjyshin dhe kaloni pak kohë cilësore me ta. Mos mendoni se janë të vetmit që përfitojnë.  Ata marrin shoqërinë tuaj, ndërsa ju historitë dhe këshilla të vlefshme për një jetë të tërë.

Sa më shpesh ta përqafoni nënën tuaj, aq më shumë do të jetojë ajo. Këtë e thotë shkenca, prandaj, e dini mirë ç’do të bëni sapo të hyni në shtëpi.

Burimi: Women’s Health

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here