12 hile nga VIP- et: Si të dalësh bukur në foto!

0
374

Nga kush më mirë se një personazh publik mund të marrësh këshilla përsa i përket të pozuarit. Gratë e famshme kanë sekretet e tyre kur vjen puna te shkrepja e një fotografie.

Ndiqni udhëzimet e mëposhtme:

Blake Lively ngre majën e gjuhës drejt qiellzës për të shmangur “gushën e dyfishtë”.

Nicole Kidman tendos muskujt e qafës në mënyrë që prerjet e fytyrës t’i duken sa më mirë.

Monica Bellucci ngre kokën duke reflektuar një pamje natyrale. Por bëni kujdes, nëse e ngrini kokën shumë dhe nuk e shoqëroni me një vështrim të ëmbël rrezikoni të dukeni arrogante.

Taylor Swift kafshon pak faqet për të theksuar mollëzat.

Megan Fox nxjerr gjuhën për t’u dukur më seksi.

Julia Roberts buzëqesh dhe zmadhon sytë, me qëllim shmangien e rrudhave.

Për një dukje misterioze, Jennifer Lawrence ngre vetullat dhe e fokuson shikimin diku tej.

Mila Kunis i mbyll disi sytë për t’u dukur sa më sensuale.

Charlize Theron lëshon frymë përmes gojës duke i treguar buzët dhe faqet më të plota.

Meghan Markle përkul kokën për të qenë sa më pranë audiencës.

Sandra Bullock ngre shpatullat për të treguar linja sa më të mira trupore.

dhe Kirsten Dunst realizon një gjysmë buzëqeshje.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here