Nga Dritan Shano

Sot, në Shkodër, Partia Demokratike mjafton të lexojë me zë të lartë Urdhërin e Ministrisë së Rendit të vitit 1991 për të qëlluar mbi protestuesit shkodranë.

Të lexojë me zë të lartë dhe kush e ka firmosur atë urdhër.

Dhe pastaj të thotë, po me zë të lartë, ku e merr rrogën sot firmosësi i urdhërit, për të kuptuar dhe pranuar involucionin

dhe falsitetin e derisotshëm të demokracisë dhe aktorëve të saj në Shqipëri.

“Për të vepruar me forcën e shkopit nuk ka askush arsye të pyes përgjegjësin. Goditni ashpër qysh në fillimet e grumbullimeve. Për të paralizuar ata që nga turmat mund të godasin me armë forcat tona,zini lartësitë dominuese me qitës të përgatitur, forcat tona që përleshen me protestues mos shkojnë të armatosura”, shkruhet në urdhrin e brendshëm të 4 prillit 1991 të firmosur nga Gramoz Ruçi, atëherë ministër i brendshëm.