Provoni veten: Veprimi i parë që do zgjidhni, tregon ç’keni në mendje!

0
288

Veprimet, gjuha e trupit dhe zakonet e përditshme, flasin shumë për ju. Madje edhe zgjedhja që bëni për smartphone-in tuaj, flet për personalitetin tuaj.

Ne jemi mësuar me idenë se ka 2 lloje zgjidhjesh në një situatë të caktuar: ajo e duhura dhe ajo e gabuara.  Por testi i mëposhtëm, nuk është kështu pasi të gjitha opsionet janë korrekte.

Siç e shikoni, fotoja në vijim ka 4 opsione. Ju duhet të vendosni cilën prej tyre do të zgjidhnit të parën.

1. Do të hiqnit ibrikun që vlon:

Nëse zgjodhët ibrikun, kjo do të thotë se jeni natyrë pasionante dhe veproni shpejt.  Vendosni pa u menduar gjatë dhe asgjë s’ju ndalon të arrini objektivat që keni. Bini shumë shpejt në monotoni dhe s’i pëlqeni surprizat.

2. Do të përgjigjeshit në telefon:

Përgjigja në telefon do të thotë se jeni njeri i fokusuar dhe shumë diplomat.  Përshkruheni si njeri biznesi i cili bën shumë gjëra në të njëjtën kohë. Komunikoni lehtësisht me njerëzit dhe doni të jeni në qendër të vëmendjes.

3. Do të qetësonit bebushin:

Nëse do të përpiqeshit të qetësonit të voglin, jeni njeri i qetë që zgjedh të ndihmojë të tjerët. Mund edhe të sakrifikoni për të mirën e tyre. Jeni i orientuar pas familjes dhe lidhjeve  njerëzore. Keni frikë nga vetmia dhe është e rëndësishme për ju të keni dikë pranë.

4. Do të ndalonit qenin të mos merrej me jastëkun:

Ti nuk i duron dot rrëmujat. Si në shtëpinë ashtu dhe në jetën tënde. Është e rëndësishme për ty ta kesh gjithçka nën kontrroll. Nuk qetësoheni ndryshe.  Dini çdo pyetje dhe përgjigje në çdo situatë të caktuar. I kushtoni rëndësi gjërave materiale dhe pozicioneve sociale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here