Historia e vërtetë që fshihet pas këtyre filmave horror

0
397

Robert (2015)

Filmi: Paul dhe Jenny e pushojnë shërbyesen e tyre të vjetër, Agatha- n, e cila me kalimin e  viteve ka nisur të harrojë dhe të bëhet keqdashëse. Gruaja e zemëruar i jep një kukull djalit të punëdhënësve para se të largohet dhe që pas ikjes së saj nisin të ndodhin gjëra të çuditshme në shtëpi.

Historia e vërtetë: Kjo kukull në fakt ka frymëzuar regjisorë ndër vite. Dëshmitarë të shumtë kanë pretenduar se kukulla u ka shkelur syrin apo ka lëvizur nga një dhomë në tjetrën me një shpejtësi të jashtëzakonshme.

Deliver Us From Evil (2014)
Filmi: NYPD heton një sërë krimesh të pashpjegueshme. Njëri prej policëve kërkon një ekzorcist për ndihmë.

Historia e vërtetë: Filmi bazohet në rrëfimet e rreshterit Ralph Sarchie. Ai gjithashtu ka botuar një libër të quajtur ‘Beëware the Night’, ku ka përshkruar përvojën e tij në hetimin e disa rasteve paranormale.

The Conjuring (2013)
Filmi: Familja Perrons zhvendoset në një shtëpi të re dhe zbulon se nuk është e vetme aty: dikush godet dyert, ka një erë të rëndë nëpër shtëpi dhe fëmijët shohin reflekse të çuditshme në pasqyra. Ata u kërkojnë ndihmë çiftit Warrens, i cili merret me ekzorcizmin.

Historia e vërtetë: Në vitin 1970, një grua i bleu vajzën së saj një kukull. Vajza e mori atë në kolegj. Më vonë, fqinji i vajzës e kuptoi se lodra ishte e gjallë. Ed dhe Lorraine Warren, që hetuan rastin në fjalë arritën në përfundimin se kishte një frymë të keqe brenda kukullës, e cila quhej Annabelle.

Shadow People (The Door) (2013)
Filmi: Gjatë një emisioni bashkëbisedues radiofonik, një njeri i frikësuar telefonon dhe tregon për hije që vijnë dhe vrasin njerëzit natën.

Historia e vërtetë: Filmi është bazuar në fenomenin e “njerëzve hije”, që shkencërisht shpjegohet si iluzion optik. Gjatë një stimulimi elektrik të trurit të një pacienti me epilepsi, shkencëtarët vunë re se pacienti vazhdimisht fliste për dikë që imitonte mbrapsht sjelljet e tij. Ata i kërkuan më pas që të lexonte ç’shkruhej në një letër, por përgjigjja qe mjaft e çudtishme: fantazma po ma tërheq letrën nga duart!

Primeval (2007)
Filmi:  Njerëzit u përpoqën ta vrisnin krokodilin- vrasës shumë herë, por dështuan në misionin e tyre dhe pjesa më e madhe përfunduan të vrarë.

Historia e vërtetë: Filmi bazohet në historinë reale të krokodilit gjashtë metra, Gustave. Besohet se është 65 vjeç dhe ka ngrënë më shumë se 300 njerëz. Shumë gjuetarë vendas dhe të huaj, me ndihmën e forcave ushtarake, janë përpjekur ta vrisnin duke përdorur AK-47 dhe eksplozivë, por thuhet se është ende gjallë.

An American Crime (2007)
Filmi: Prindërit e dy vajzave (Silvia dhe Jenny) i lënë fëmijët nën kujdesin e Gertrude Baniszewski për 20 dollarë në javë. Por pasi pagesa vonohet për dy javë, Gertrude vendos ta ndëshkojë Silvian dhe Jennyn.

Historia e vërtetë: Vrasja e Sylvia Likens është krimi më i tmerrshëm që ka ndodhur ndonjëherë në Indiana. Fëmijët e Gertrude- s e goditën, kafshuan dhe torturuan Silvian. Gjëja më e pështirë ishte se fqinjët dinin gjithçka po ndodhte dhe as nuk u përpoqën t’i shpëtonin vajzat.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here