Ju njohim me 4 gjëra franceze që nuk kanë asnjë lidhje me Francën

0
662

Për shumë njerëz çdo gjë që lidhet me kulturën franceze konsiderohet elegante dhe e bukur. Në fakt na duhet t’ju themi se nuk është gjithmonë ashtu. Për më tepër shumë gjëra që në botë kosiderohen si franceze nuk kanë asnjë lidhje me Francën dhe kulturën e saj.

Puthja franceze

Ky është emri i një puthjeje të gjatë, intime dhe pasionante. Ama duhet thënë francezët as nuk e dinë se përse kjo puthje ka marrë emrin e shtetit të tyre. Ata vetë nuk kanë një emër specifik për të përcaktuar llojin në fjalë të puthjes.

Ama e gjitha kjo e ka një shpjegim. Termi “french kiss”( puthje franceze) është shfaqur për herë të parë në Anglinë e viteve 20’. Kjo për shkak se anglezët i konsideronin francezët si njerëz shumë pasionantë.

Gërsheti francez

Ky është termi përcaktues i një gërsheti të çrregullt. Ama duhet thënë se vajzat franceze nuk e përdorin këtë term. Mendohet se tendenca për ta thërritur këshu këtë model flokësh ka lindur rreth vitit 1871, koha kur gërsheti në fjalë doli shumë në modë. Duke qenë se që në atë kohë Franca ishte vendlindja trendeve, çdo gjë që hynte në modë konsiderohEj franceze.

Manikyri “french”

Mendohet se ky model thonjsh ka marrë këtë emër pasi vajzat dhe gratë në Francë gjithmonë janë përpjekur të qëndrojnë tek tonet dhe dizenjot natyrale të manikyrit.

Tosti Francez

Ky lloj ushqimi është konsumuar përpara se Franca të shfaqej në hartën e botës. Madje receta e tostit në fjalë thuhet se është zbuluar në një libër të vjetër gatimi që i përkiste periudhës Romake. Thuhet se emri “tost francez” është vendosur për faktin që ushqimi në fjalë është i bërë me më shumë kujdes se sa një tost i zakonshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here