Pas dy vitesh, Çiljeta dhe Albani i japin fund marrëdhënies së tyre

0
290

Prej më shumë se një viti në media shkruhej se Çiljeta Xhilaga dhe Alban Hoxha ishin në një lidhje dashurie.

Ata ishin fotografuar disa herë në shoqërinë e njëri-tjetrit, Çiljeta shkonte shpesh në stadium për të ndjekur nga afër ndeshjet e Partizanit ndërkohë që nuk kanë munguar edhe fotot bashkë në rrjete sociale.

Vetë ata asnjëherë nuk e pranuan se ishin në një lidhje edhe pse mbi ta kishte kaq shumë fakte sa ndoshta edhe një aprovim nuk ishte më i nevojshëm.

Por duket se gjërat kanë ndryshuar!

Sipas “Express” Çiljeta dhe Albani nuk janë më bashkë dhe prej disa kohësh i kanë shkëputur marrëdhëniet.

Arsyeja apo koha e saktë nuk janë zbuluar por sjellim ndërmend se hera e fundit kur ata u panë bashkë ishte nëntori i vitit të kaluar.

Në atë kohë Alban Hoxha u kap në gjendje të dehur më 25 nëntor, teksa ishte duke i dhënë makinës së tij. Ngjarja ndodhi një ditë pasi portieri kishte festuar ditëlindjen dhe Çiljeta është fotografuar pranë tij në atë kohë. /Blitz.al/

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here