0
233

E  dini sa shumë pak gjëra dimë rreth psikologjisë njerëzore? Shkencëtarët thonë se njohim vetëm sipërfaqen e saj. Në fakt nëse informacioni do të ishte i plotë, shanset për lidhje të shëndetshme dhe njerëz të lumtur do të ishin shumë herë më të mëdha…ose krejt e kundërta.

Faktet e renditura më poshtë, do t’ju mësojnë aq shumë gjëra për veten sa do t’i riktheheni leximit të këtij artikulli nga e para.

1. Një student mesatar i shekullit të 21-të ka aq shumë ankth sa kishte një pacient i shtruar në psikiatri në fillimet e 1950-ës.

Çdo vit, ankthi tek  fëmijët dhe të rriturit është në rritje, por pse?

 Ne sot duam shumë gjëra, që me pak fjalë përmblidhen rreth pasurisë dhe një lidhjeje perfekte.  Në të njëjtën kohë, kemi ide joreale të asaj që duam të jemi apo të personit që do të kemi në krahë.

2.Duhen vetëm 3 orë ta bindur dikë se ka kryer një vrasje.

3. Nëse doni të gjeni dashurinë, merrni me vete një qen në takimet e para.

Është shkencërisht e provuar që njerëzit ndihen shumë më mirë kur dalin me dikë që ka një qen, përveçe ju duket shumë herë më tërheqës.

4. Kënga e preferuar s’është gjë tjetër veçse një lidhje me ngjarje të veçanta të jetës suaj.

5. Disa njerëz kanë frikë nga lumturia.

Frika nga lumturia është e pranishme tek njerëzit që kanë kaluar një tragjedi gjatë një kohe që ishin të lumtur. Kjo, sepse subkoshienca e tyre pret që në momentet e lumtura të ndodhë diçka tjetër e keqe. Kështu, ajo çfarë bëjnë është t’i shmangin ato.

6.Stresi që kalon një njeri kur humbet telefonin është i ngjashëm me stresin që vjen pas një sulmi terrorist.

E keni parasysh apo jo?!

7. Një shëtitje 20-minutëshe do t’ju bëjë më të lumtur.

Kontakti me natyrën na bën të ndihemi më të qetë emocionalisht. Ata që s’ja kursejnë vetes një shëtitje janë më të kënaqur me jetët e tyre.

8. Nëse doni të memorizoni diçka, në vend që ta shkruani, pikturojeni.

9. Kur skuadra e zemrës fiton, njerëzve u rritet vetëbesimi.

Për 2 ditë me radhë,humori juaj do të jetë i paparë.

10. Plani B ul shanset për të qenë të suksesshëm.

Nëse e keni ndarë mendjen për të nisur një projekt të ri, mos bëni një plan B, C apo D. Vetëm duke menduar që keni më shumë se një opsion i ulni shanset vetes për të qenë të suksesshëm.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here