I vë flakën vetes, 63-vjeçari: “Nuk kemi bukë të hamë”

0
282

Një 63-vjeçar nga lagjia “Çelepias” në qytetin e Beratit, ka tentuar t’i japë fund jetës, duke i vënë flakën vetes pasi është lyer me benzinë. Ngjarja ka ndodhur në lulishten e lagjes ku ai banonte dhe kanë qënë kalimtarët që kanë njoftuar patrrullën më të afërt të policisë që e kanë transportuar me urgjencë në Spitalin Rajonal të Beratit.

Pasi ka marrë mjekimin në Kirurgjinë e Beratit, 63-vjeçari ndodhet aktualisht i shtruar në dhomën nr.5 të këtij reparti.

Mjekët kirurg deklarojnë se,i moshuari ka djegie të shkallës së dytë në të gjithë pjesën e poshtme të trupit.

Bashkëshortët Xhevair dhe Zhaneta Gjozi tregojnë se,shkak për këtë ngjarje janë kushtet e vështira ekonomike në të cilat ata jetojnë. Xhevair Gjozi shprehet se, nuk e do më jetën për shkak se nuk kanë bukë të hanë.

Ai pohon se, kjo gjendje e rënduar vazhdon prej shumë vitesh dhe ai është i sëmurë e nuk merr as pension e as kemp.

Bashkëshortja e tij, Zhaneta Gjoni shprehet se prej shumë vitesh kujdeset për të e vetme dhe se ka kërkuar disa herë ndihmë nga shteti për ta shtruar në qëndra të specializuar për kundesin e tij.

Ajo i bën apel shtetit që t’i lidhi një pension ose kemp pasi te dy bashkëshortët nuk kanë asnjë të ardhur ekonomike për të jetuar.

Në këto kushte Zhaneta, për të siguaruar pak të ardhura për t’u ushqyer,largohet natën nga banesa për tu kujdesur disa herë në javë për një plak të sëmurë,edhe pse detyrohet ta lërë bashkëshortin e sëmurë vetëm gjithë natën.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here