Kujdes! 8 tatuazhe të rrezikshme që do të të fusin në telashe!

0
772

Tatuazhet janë shumë më shumë se pak bojë në lëkurë. Për disa grupe njerëzish tatuazhet gëzojnë një domethënie të caktuar, që në momentin kur nuk korrespondojnë me personalitetin apo statusin social te personit që i mban, mund të merren si fyerje.

Më poshtë keni një listë të shkutër të disa tatuazheve që bëni mirë t’i mendoni edhe një herë, para se t’i realizoni në trupin tuaj.

Lot

Përgjithësisht, në gjuhën e tatuazheve, loti nën syrin e djathtë nënkupton se personi ka kryer një vrasje ose e gjitha ka mbetur në tentativë. E meqë jemi këtu duhet të dini se ka dhe shumë të tjerë që tatuazhin në fjalë e realizojnë për të treguar se njeriun e zemrës e kanë në burg ose u ka vdekur tragjikisht.

Buda

Një portretizim i tillë në lëkurë konsiderohet blasfemi, arsye kjo përse shumë turistë përfundojnë në polici gjatë udhëtimit për në vendet budiste.

Yakuza

Në Japoni, vetëm kush është pjesë e “Yakuza”- s, bandës më të fuqishme kriminale ka të drejtë të mbajë një tatuazh të tillë. Gjithë të tjerët mund të hasin telashe aspak të vogla.

Tërfil

Shpesh njerëzit preferojnë të bëjnë tatuazh gjethen e tërfilit, pasi konsiderohet si fatsjellëse. Ajo që duhet të dini është që nëse aksidentalisht realizoni jo 4, por 3 petale, të tjerët do të mendojnë se jeni pjesë e një bande kriminale irlandeze.

Tel me gjemba

Në botën e krimit të organizuar, tatuazhi i telit me gjemba nënkupton se individi ka qenë më parë i dënuar me burg. Çdo nyjë në tel përfaqëson një vit burg. Kështu nëse një qytetar që respekton ligjin bën një tatuazh të tillë, nga ish të burgosurit mund të konsiderohet tepër fyese.

Kryq në gjoks

Ky tatuazh është tepër problematik në Rusi, pasi kryqi në gjoks preferohet nga kriminelët më të rrezikshëm të vendit.

Klloun

Në Brazil, kllouni do t’ju kushtojnë shumë rëndë. Kjo për vetë faktin se kllouni nënkupton vrasjen e një polici dhe vetëm personat që e kanë kryer këtë vepër kanë tatuazhuar diçka të tillë.

Tre pika

Këto pikëza të vogla kanë të njëjtin kuptim në të gjithë botën: Mi vida loca (Jeta ime e çmendur). Tatuazhi s’tregon gjë tjetër veçse lidhjen e pronarit më botën kriminale dhe thyerjen e ligjeve.

Burimi: Bright Side

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here