Ja si paska lindur shprehja e famshme ‘me libër shpije’

0
233

E shara me “libër shpije” është mbase më e rënda e mundshme në gjuhën shqipe. Të gjithë e dimë se ç’nënkupton ama ka qenë e paqartë zanafilla e krijimit të saj si shprehje. Deri më tani!

Drejtoria e Përgjithshme e Arkivave, përmes një postimi në faqen e saj në Facebook ka bërë me dijeni se në fakt kjo shprehje kaq banale nuk ka lindur nga një shkak banal. Ajo e ka prejardhjen nga Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre.

“Me libër shpije

Jo gjithmonë banalitetet lindin nga një shkak banal. Shprehja e njohur “me libër shpije” ka prejardhjen e vet nga Libri i Shtëpisë, një mjet kontrolli i banorëve të Shqipërisë dhe lëvizjeve të tyre. Libri ishte, thënë ndryshe, një regjistër, në të cilin shënoheshin të dhënat personale të banorëve të shtëpisë si dhe të personave që banonin në të për periudha të përkohshme. Filloi të përdorej pas Luftës II Botërore, deri në mes të viteve ’60. Libri mbahej në banesë, por administrohej nga punonjësit e Ministrisë së Brendshme, të cilët dhe certifikonin vërtetësinë e të dhënave përmes nënshkrimit dhe vulosjes. Në pamje: Libri i Shtëpisë i Kuvendit Françeskan të Shkodrës. Si kryefamiljar (pavarësisht se nuk kemi të bëjmë me një familje) është regjistruar David Pici. Mes emrave të banorëve veçojmë At Justin Rrotën, klerik dhe gjuhëtar, apo At Zef Pllumin, klerik dhe rrëfimtar i krimeve të komunizmit. Foto: AQSh.” shkruhet në postim.

Bashkangjitur tij gjenden foto nga Libri i Shtëpisë së Kuvendit Françeskan të Shkodrës. Mes emrave të banorëve dallohet ai i At Justin Rrotës, personalitet dhe dijetar i shquar i kulturës sonë si dhe publicisti e shkrimtari At Zef Pllumi.

JUSTIN RROTA

ZEF PLLUMI

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here