Studenti uron ministren Shahini për martesën në sy të Ramës: Llokume nuk morëm ne

0
303

Ditën e sotme kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimit Besa Shahini janë duke zhvilluar një takim me studentë lidhur me ‘Paktin Kombëtar të Punës’.

Të pranishëm janë studentë dhe pedagogë të Universitetit të Arteve. Ndërkohë që pas fjalës së kryeministrit ku premtoi se prioritet do të kishin studentët ekselentë, mikrofonin e kanë marrë vetë studentët.

Një nga studentët në sallë ka marrë fjalën duke e uruar ministren Besa Shahini për martesën. Ministrja i dha fund beqarisë këtë të dielë, pasi kurorëzoi në martesë lidhjen me deputetin e Kuvendit të Kosovës, Dardan Molliqaj.

Biseda:

Studenti: Dua ti uroj ministres të trashëgohet se nga dasma keni ardhur këtu. Llokume nuk morëm ne.

Rama: Llokume për çfarë?

Studenti: Për dasmën…

Rama: Përveç llokumeve ndonjë kafe pa sheqer ka këtu?

Shahini: Kur të merrni fjalën ju lutem na tregoni edhe ku keni studiuar

Rama: Që të dimë ku t’i çojmë llokumet

Shahini: Po që të dimë ku t’i çojmë llokumet (qesh). Faleminderit për urimet.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here