Vende përrallore që shumë pak njerëz i dinë

0
355

Çdo qytet ka një listë fikse të pamjeve që ofron për turistët: katedralen kryesore, sheshin më të madh dhe dy- tre pika historike brenda qendrës së qytetit. Ja që ndonjëherë (për të mos thënë gjithmonë) pamjet më të pazakonta i ofron periferia, aty ku s’shkel këmba e gjithkujt.

Më poshtë do t’ju tregojmë disa vende shumë interesante për t’u parë. Nëse nuk mundeni të shkoni, të paktën njihuni më mirë me botën që ndajmë të gjithë bashkë.

Fshati ylber, Tajvan

Ky fshat interesant nuk ka qenë përherë kështu, përkundrazi. 86- vjeçari Huang Yin- Fu mendoi se rrugët s’kishin dritë mjaftueshëm kështu që vendosi t’i pikturojë.

Shpella me guaska, Britani

Kjo shpellë është një nga sekretet më të mëdhaja të ketij vendi. Nuk dihet ende kush e ka bërë dhe për ç’arsye. Ka versione të ndryshme mbi krijimin e saj: mendohet të kenë dorë shtrigat ose një komunitet i pazbuluar. Nejse, kushdo qoftë ka bërë një punë të jashtëzakoshme. Janë përdorur plot 5 milionë guaska.

Quinta da Regaleira, Portugali


Nëse dëshironi të vizitoni një kullë misterioze, ja ku e keni!

Varreza komike, Rumani


Varreza më komike në botë gjendet në Rumani. Varret shoqërohen me karikatura, poezi të shkurtra dhe gazmore.

Tempulli i Damanhur- it, Itali

Tempulli në fjalë gjendet shumë pranë Torino- s.

Tempulli i bardhë, Tajlandë


Ky tempull, i ngjashëm me një pallat akulli u ndërtua më 1997- ën dhe sipas projektuesit simbolizon rrugën nga ferri për në parajsë.

Metroja në Stockholm


Kjo metro është ndër më të pazakontat në botë. Duket si një shpellë por edhe si një mzue në të nëjtën kohë.

NË TË MAJTË: LOFOTEN, NORVEGJI NË TË DJATHTË: PARKU MESCHERSKY MOSKË, RUSI

Fusha futbolli fantastike

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here