Erion Braçe inspektim blic në Shkodër, ironi me Voltana Ademin

0
288

Zëvendëskryeministri Erion Braçe ka mbërritur mëngjesin e sotëm në Shkodër, ku ka takuar drejtorë në sektorë të ndryshëm.

Teksa ka komentuar situatën, Braçe ka komentuar dhe zgjedhjet lokale që janë dekretuar që të mbahen në 30 Qershor, duke thënë se ato patjetër që do të mbahen.

“Jam këtu ashtu siç e kemi thënë për të inspektuar drejtoritë rajonale. Kam ardhur që në 8 të mëngjesit dhe i kam gjetur në punë në shumicën e drejtorive ku isha prezent. Ajo që më shqetëson është vendet bosh që janë në disa institucione të ndryshme të cilat duhet të plotësohem nga të rinjtë dhe për këtë nuk i duhet askujt tesara e partisë.

Këtë herë në Shkodër në orën 8 të mëngjesit kazanet e mbeturinave ishin të pastruar por afër bibliotekes gjeta qentë endecak dhe mesa duket në Shkodër për kryebashkiaken edhe qente lexojnë. Patjetër që kemi kandidatet për Shkodrën për zgjedhjet vendore dhe ju siguroj se partia socialiste ka një projekt të madh për ta ndryshuar komplet imazhin e këtij qyteti.

Me vjen keq për mënyrën si është ndërtuar Shkodra, edhe për ndërtimet dhe jo thjeshtë për mbeturinat që nëse s’janë në kazane janë në shumë vende të tjera që nuk janë pastruar dhe për ketë bashkia Shkodër ka marrë shumë gjoba nga institucionet.

Sa i përket zgjedhjeve patjetër që do të futemi në zgjedhje dhe është normale që opozita të kundërshtojëe qeverinë. Kushdo që të jeë opozita në do futemi në zgjedhjet.

Sinjali dhe mesazhet e ndërkombëtarëve janë të qartë duke thënë se Parlamenti është legjitim, zgjedhjet kanë qenë legjitime dhe do jenë legjitime. Zoti Palmer, zevendes ndihmes i sekretarit amerikan të shtetit që është në Tiranë është një nga ata që ka lobuar fuqishëm për përparimin e Shqiperisë dhe proceset në të cilat ndodhemi.

Kujtoni ju se unë nuk kam sinjale për blerje votash në Shkodër. Edhe në Shkodër ka patur blerje pafund votash por na keni dëgjuar ndonjeherë të kontestojmë kryebashkiaken Ademi, asnjeherë përderisa zgjedhjet janë çertefikuar si legjitime.  Do vazhdojme të punojmë fort në çdo qytet për të ndryshuar imazhin, edhe në Shkodër”, mësohet të jetë shprehur Braçe.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here