Përplasja me Policinë, 76-vjeçari i goditur në kokë përfundon në sallën e operacionit (foto)

0
251

Tre banorë të plagosur nga përballja me Policinë mëngjesin e sotshëm tek Bregu i Lumit kanë përfunduar në spitalin e Traumës. Mësohet njeri prej tyre, është 76-vjeçari uzur Mandri është futur në sallën e operacionit për shkak të një çarjeje të thellë në kokë.

Bëhet me dije se 3 protesues dhe 1 polic po marrin ndihmën mjekësore. Njeri prej protestuesve, i moshuar, po operohet dhe është në rrezik për jetën.

Nga përplasja që nisi që në orët e para të mëngjesit, kur Policia dhe forcat speciale mësynë për të nxjerrë nga shtëpinë banorët, pasi ato duhen të shemben.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here