Dy persona kane humbur jetën në një aksident rrugor të ndodhur sot në aksin Shkodër- Bushat. Dy makina u përplasën me njëra-tjetrën ku për pasojë mbeten te vdekur dy persona, identiteti i të cilëve ende nuk bëhet i ditur.
Ndërkohë, nga përplasja e dy automjeteve, kanë mbetur të lënduar edhe 5 persona. Policia e mbërritur në vendin e ngjarjes ka nisur hetimet për të zbardhur shkaqet e këtij aksidenti.