Pas janarit, që u ndje sikur ishte 174 ditë i gjatë, filloi muaji që të bën të mendosh më shumë për veten, dyndja në palestra, nga liqeni, faqet e linjave të fluturimit dhe blerjeve online. Sipas moshës dhe nevoja. Pasi i mbijetuam dy eklipseve të janarit, jemi gati për të përkëdhelur veten. Më thjesht kur teknologjia i ka dhënë zgjidhje çdo dëshire momentale (dhe jo), në orë të ndryshme të ditës.

Ora 07:30

Për të gjallëruar pak më shumë dushin e mëngjesit, dua një boks muzike që të jetë kundra ujit, në mënyrë që kur të këndoj “Mike” të Elvana Gjatës në dush të më duket si skenë.

SHOWER SPEAKER

Ora 08:30

Për postimin tim mëngjesor në Instagram #WokeUpLikeThis #GoodMorning #HelloWorld #TiranaIme, ta bëj live, me filtra, pa tundjet e të ecurës, me një klikim; që followersat të përjetojnë eksperiencën në real time. Kaq i detyrohemi apo jo?

Kjo kamera lidhet me Wi-Fi dhe me llogarinë tuaj të Instagramit dhe poston direkt nëse dëshironi, pasi ka aplikuar filtrat dhe hashtag-et sipas përzgjedhjes suaj.

POLAROID CUBE + LIVE STREAMING MINI ACTION CAMERA WITH WI-FI & IMAGE STABILIZATION

Ora 09:00

Kafeja me koleget dhe raportimi mbi aktivitetin e djeshëm, pas shkëmbimit të komplimentave për veshjet dhe kombinimet. Nëse kolegët pijnë cigare, edhe ti gjithashtu, ka ardhur koha ta lësh pas zakonin demode të cigares. Sot, mund të të duhet të konsiderosh IQOS: Pajisja elektronike me dizajn inovativ, që ngroh fijet e duhanit në vend që t’i djegë si cigaret normale.

Kështu redukton shumë elementët e dëmshëm në krahasim me tymin e cigares, shpëton nga era e pakëndshme nëpër rroba dhe flokë dhe duke qenë se nuk gjeneron tym, nuk shkakton duhanpirje pasive. Të përdorësh IQOS është një alternativë më e mirë e shëndetit tënd sesa pirja e cigares.

IQOS

Ora 15:00

Kur dita duket sikur s’do të mbarojë kurrë dhe sfondi i kompjuterit bëhet më tepër i gjallë seç duhet…dhe ti fillon të bësh kërkime mbi destinacione ku NDOSHTA mund të shkosh një ditë. Më mirë të jeni të informuar sesa mund të kushtojë bileta për në Myanmar për shembull. Ëndrrat falas janë në fund të fundit. Inspirock është një platformë që të programon oraret dhe kohëzgjatjet e udhëtimeve.

INSPIROCK

Ora 18:00

Po del nga puna, por s’ke bateri në telefon se grupet në WhatsApp kanë qenë veçanërisht aktivë sot. Të duhet çanta me karikues power bank të inkorporuar. Çantat e shpinës janë sërish në modë.

Ora 18:30

Pas dhjetra mesazhesh që i ngecin vendimin njëri-tjetrit (“ulu ku të duash se erdha”) për të gjerbur një gllënjkë dhe për t’u ankuar për punën/apo për të shkëmbyer informacione mbi njerëzit që na rrethojnë (shkurt:dallavere), më në fund duhet të vendosësh çfarë vere do zgjedhësh. Që të mos bësh njeriun e thjeshtë që porosit një gotë verë TË KUQE, por që të bësh një zgjedhje të sofistikuar, të duhet aplikacioni që vlerëson verërat, madje sipas vendit ku ndodhesh.

VIVINO APP

Ora 20:30

Pasi mblidhesh në shtëpi dhe tani nis lufta mes teje dhe lëkurës, ti duhet të fitosh patjetër. Që të meritosh fjalinë e zakonshme “Sa e vogël dukesh/sa e mirë që je për moshën që je”, të duhet një pastrim i thellë, por pa impenjime. Pra, të duhet shpëtimi i çdo gruaje: Clarisonic. Furça me bateri dhe 3000 rrotullime/minutë ka bërë shumë gra të përgjërohen për këtë produkt. Na falenderoni më vonë për këtë zbulim!

CLARISONIC

Ora 20:31

Netflix: Radha jote.

BONUS: Të duhet edhe një masazh i mirë. Mundësisht Shiatsu. Mundësisht tani dhe për këtë të duhet Shiatsu massager.

SHIATSU MASSAGER

Do të vazhdojmë akoma me zbulimet tona modeste, me të cilat teknologjia na thjeshton jetën çdo ditë, por çdo gjë me karar.