Gazetari Bledian Koka i “përvishet” Ramës: Gomerët janë kafshë të nderuara

0
343

“Gomerët janë realisht kafshë të nderuara” kështu e nis reagimin e tij gazetari Bledian Koka.

Reagimi ka ardhur pas postimit në Instagram nga ana e kryeministrit, ku ky i fundit shprehet se kompania kineze e cila bleu aeroportin dështoj, kështu që kontrollin e tij do e marrë vetë shteti.

Me nota të forta ironie nëpërmjet postimit në Facebook, Koka shprehet se kafsha ka një cikël deri në ngordhjen e tij, e pikërisht ky cikël i përshtatet dhe kryeministrit Rama.

Postimi i plotë:

Pellitja e fundit e veshgjatit plak…
Gomeret jane realisht kafshe te nderuara qe kane shoqeruar historine e njerezore, dhe te dy kafshet nje me arsye dhe tjetra ne mungese te saj kane ecur krah per krah njeri-tjetrit. Kafsha e gjore e ka ndihmuar zhvillimin e kafshes me arsye duke mbajtur ne kurrizin e vet te gjithe peshen e punes qe njeriu i vetem nuk do te ishte e mundur sot. Por edhe gomari si cdo kafshe tjeter e ka edhe ai moshen e vet biologjike. Kur kjo vjen, kafsha hiqet menjane dhe i vetmi aktivitet qe gomari ka eshte te pellase. Me gjase pellet ne vetmine e tij, per injorimin qe i ben i zoti dhe me pas e dergon ne nje vend te vetmuar (gotull’) derisa sa te ngordhe nga pangrenia. Kuja e gomarit ne fund te diteve te tij eshte nje trishtim per te cilen shkrimtaret nuk ka shkruar ndonjehere, por ata qe e njohin e dine.
p.s…Edi Rama sot me duket se i shkon pershkrimi ne fjale.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here