Gjatë verës së vitit 2019, do të organizohen një sërë ekspeditash për të parë Titanikun e fundosur që prej 15 prillit të vitit 1912, pas përplasjes me një ajsberg në oqeanin Atlantik të Veriut.

Udhëtimet e organizuara nga OceanGate Expeditions, kanë si qëllim që të fotografojnë dhe filmojnë Titanikun për kërkime shkencore. Anija është e pasur me jetë detare dhe një pjesë e qëllimit të ekspeditës do të jetë dokumentimi i tyre.

OceanGate kërkon ndër të tjerë njerëz për misionin, të cilët duhet të paguajnë £83,365…gati 11,416,829 lekë.

Përveç parave, a thua se nuk janë mjaftueshëm problem *madhor*, duhet të keni lëvizshmëri, dëshirë për të punuar në grup dhe aftësi të tjera.

Disa nga pamjet e mundshme:

QETËSOHUNI, ËSHTË KUKULL FËMIJËSH!

Pra, pyetja jonë është: Sa herë e keni parë filmin?