Shumë të rinj kanë pakënaqësi në lidhje me vajzat, pasi nuk dinë t’i bëjnë për vetë ose nuk njohin mënyrat e duhura.
Disa i ftojnë në një darkë disa për drekë apo në lokal për një pije. Emocionet apo nervozizmi mund t’ju ‘pushtojë” dhe në disa raste fjalët nuk ju dalin. Shumë janë përballur me këto gjendje shpirtërore që të çojnë drejt dështimit.
Po Japonia ka gjetur zgjidhjen e këtyre problemeve, duke hapur një kurs në DVD me titull “Të hamë së bashku!” Kurs i mëson djemtë se çfarë duhet të bisedojnë gjatë darkës me një vajzë.
Disa vajza vendosen në anën tjetër të tavolinës (virtuale) dhe ju argëtojnë duke biseduar me ju, ndërsa hanë në një kohë që edhe ju po hani përpara televizionit.
Janë gati disa DVD, në cilat përshkuhen deri dhe llojet e gatimeve që pëlqejnë vajzat dhe bisedat që ato pëlqejnë në takimet e para. Mbase këto DVD vijnë dhe në Shqipëri për të ndihmuar dhe djemtë shqiptarë!