“Gjithçka është në rregull”

Në fakt, është problem. Megjithatë preferojmë që të mos e vazhdojmë më debatin në mënyrë që të shamangim ndonjë konflikt tjetër.

“Varja, nuk ka rëndësi”

Të gjithë biem dakord që ka shumë rëndësi, por thjesht nuk kemi mjaftueshëm nerva dhe kohë.

“Oh, kërkoj ndjesë; nuk e kisha parë mesazhin tënd”

E vërteta është se e pamë mesazhin, thjesht zgjodhëm të mos i përgjigjemi. Me përjashtim të ndonjë rasti të veçantë, përgjithësisht gënjejmë kur themi se nuk i kemi parë mesazhet ose i kemi hapur padashje.

“Dukesh kaq mirë”

E vërtetë, ndonjëherë e kemi seriozisht. Megjithatë në pjesën më të madhe të rasteve e themi thjesht sa për t’u dukur të sjellshëm.

“Mmmm, sa e shijshme”

Njësoj si më sipër, për t’u treguar të sjellshëm dhe mirënjohës, hiqemi sikur na pëlqen ushqimi që na kanë servirur.

“Jam rrugës”

Fjalia e famshme “Jam rrugës” në të vërtetë nënkupton “Jam shumë vonë, nuk kam dal ende nga shtëpia, por më prit se po vij”.

“Kërkoj ndjesë”

Sa shpesh thoni “Kërkoj ndjesë” pa e patur me të vërtetë, por thjesht sa për të kaluar situatën?

“Hahahahahah”

Hë pra tani, të gjithë shkruani “hahahahaha”, “lottt” ose “mekjeee”, kur realisht nuk qeshni fare.

“Numri im i telefonit është…”

E keni parasysh atë momentin kur dikush – të cilin nuk e keni shumë qejf – ju  kërkon numrin e telefonit? Pjesa më e madhe i jep një numër të rastësishëm ose ndryshon njërën nga shifrat…me shpresën se ai/ajo nuk do t’i bëjë zile në moment.

“Mos e vrit mendjen, do kaloj”

Jeta ndonjëherë është e ashpër, ndaj duhen disa gënjeshtra të vogla për më tepër optimizëm. Ka raste kur nuk e besoni as vetë që “do të kalojë situata problematike”, megjithëse e ndjeni se dikush ka nevojë për ta dëgjuar një fjali të tillë.