Janë publikuar pamje të reja të grabitjes brenda aeroportit të Rinasit të rreth 8 milionë eurove.
Pamjet janë publikuar nga “News24” ku duket mjeti i përdorur nga grabitësit që futet brenda pistës së aeroportit.
Njëri nga grabitësit duket teksa këput çelësin e portës së jashtme dhe më pas furgoni futet brenda për të kryer grabitjen.

Ngjarja ndodhi ditën e djeshme rreth orës 15:00 ku 4 persona të maskuar grabitën shumën e lartpërmendur të eurove që po transportoheshin drejt Vjenës me anë të avionit të linjës Tiranë-Vjenë.
Një nga grabitësit ka humbur jetën duke u arratisur nga Rinasi ndërsa të tjerët janë ende në kërkim.