‘Tullaci’ në grabitjen e Rinasit, sa kushton të dukesh si Admir Murataj (Foto)

0
746

Një grabitje e sofistikuar ndodhur pasditen e djeshme në aeroportin e Rinasit, ku u vodhën 10 milionë dollarë. Pasi kryen grabitjen në kohë rekord për vetëm 2 minuta, katër autorët u larguan me shpejtësi nga aeroporti.

Pasi kaluan perimetrin pas tyre u vendos FNSH-ja, e cila gjatë shkëmbimeve të zjarrit dhe grabitësit, vrau njërin prej tyre.

Grabitësi i vrarë, i cili më vonë u identifikua si Admir Murataj mbate veshur një maskë ndryshe nga tre autorët e tjerë që ishin veshur ushtarak.

Por, sa kushton të jesh Admir Murataj?

Në një kërkim të thjeshtë në Amazon, një maskë të tillë si ajo që mbante veshur 45-vjeçari mund ta blesh për vetëm 15$, shkruan Dosja.al.

Mjafton të kërkosh me disa fjalë kyçe. Kjo është një pistë tjetër hetimi për policinë, pasi blerjet online bëhen vetëm me kartë krediti.

Ndoshta karta e përdorur për blerjen e maskës dërgon në zbulimin e autorëve të tjerë të grabitjes, që ndodhi në aeroportin e Rinasit por që jemi mësuar vetëm ta shohim në filmat e Hollywood-it.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here