Pashkët janë vetëm pak ditë larg dhe meqë kemi ende kohë për tu përgatitur, le të flasim për të premten e mirë. Çfarë është “E Premtja e Mirë”?

E premtja e mirë quhet e premtja para Pashkëve. Këtë ditë, të krishterët kujtojnë kryqëzimin e Krishtit, por pse konsiderohet si ditë e mirë, kur sipas Biblës i biri i Zotit u vetësakrifikua për njerëzimin?

Thuhet se kjo ditë konsiderohet si “e mirë” për vetë faktin se është e shenjtë, ose siç dhuhet ndryshe është e premtja e Zotit. Kryesisht, në shumicën e vendeve të botës kjo e premte është pushim dhe njerëzit zgjedhin të shkojnë në kishë.

Por e “e premtja e mirë” njihet dhe me emra të tjerë si “e premtja e zezë” apo e “e premtja e shenjtë” që bie gjithnjë para fundjavës së Pashkëve. Këtë vit “e premtja e mirë” bie më 19 prill ndërsa Pashkët festohen të dielën, më datë 21, që sipas besimtarëve të krishterë, përkon me ringjalljen e Krishtit.

Cilat janë disa prej traditave që njerëzit nëpër botë bëjnë për të premten e mirë?

Në Spanjë, njerëzit që ndjejnë se kanë bërë diçka të gabuar dhe janë penduar, atë ditë dalin në rrugë me rroba të gjata të lirshme dhe me një kryq të madh në dorë. Kurse në vendin tonë, shumë njerëz bëjnë një vizitë në kishë dhe atë ditë përpiqen të konsumojnë vetëm produkte bimore.

Veza, (si simbol i pranverës, ringjalljes dhe rigjenerimit të jetës), përdoret gjithashtu si simbol i Pashkëve. Si traditë, familjarët mëngjesin e Pashkëve përplasin lëvozhgën e vezëve me njëra tjetrën si për të thënë se varri i Krishtit tani është bosh.