Ish-deputeti Klevis Balliu në një reagim në Facebook ka akuzuar Ministren e Mbrojtjes, Olta Xhaçka se është rritur me paratë e të dashurit dhe se nëna e saj ka trafikur fëmijë jetimë.

“Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali. Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës”, shkruan Balliu.

Më tej ai shton se nëna e  Xhaçkës, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e tij. Këtë akuzë ai shprehet se e mbron me dokumente të cilat i ka bërë publike.

Reagimi i Balliut: 

Meqë mu drejtove si çuni i Fahriut po të drejtohen si goca Tashës.

Atëherë dhe unë po të përgjigjem siç ti e meriton shoqja Xhaçka.

Ti shoqja Xhaçka e ke komunizmin në gjak dhe për këtë ka fakte.

Nëna jote shoqja Xhaçka, si gjyqtare e Enver Hoxhës në 1988 ka dënuar Agim Hofobashin për Agjitacion dhe Propagandë në bazë të nenit 55, duke e dërguar në neuropsikiatri në Elbasan sepse kishte shpërfytyruar bustin e KRIMINELIT Enver Hoxha.

Më pas nëna jote shoqja Xhaçka, u mor me trafikim jetimesh dhe si pjesë e bandës u shpall në kërkim. Ajo u arratis në Greqi e më pas në Itali.

Ti zonja Xhaçka vetë u shkollove me paratë e të dashurit tënd, e që ishte djali i Gjallicës.

E frymëzuar nga misioni komunist i nënës tënde kur u ktheve në atdhe fillove punë në parti.

Dhe sot si një komuniste e vogël, e rritur me krim dhe pushtet, e ke mbushur Ministrinë e Mbrojtjes me njerëz të shkolluar me profil “sigurimi” ku mësoheshe si të luftosh forcat e NATO-s apo dhe si të urresh forcat e NATO-s.

Ti zonja Xhaçka drejton sot Ushtrinë e një vendi anëtar të NATO-s, e që është një turp për Shqipërinë.

Dhe ti moj gocë e krimit kërkon të mbrosh sigurinë e vendit!

E kush?

Ti që je lindur në krim, je rritur në krim dhe punon për krimin.

Më poshtë janë dhe dokumentat dhe faktet për çka shkruaj më sipër.