Dhoma e Përfaqësuesve të Parlamentit Holandez me votat e shumicës së deputetëve kanë votuar pro rikthimit të vizave për qytetarët shqiptarë. Lajmi u bë i ditur nga një prej gazetave më të mëdha në Holandë, e cila ka publikuar vendimin e marrë sot nga Parlamenti.

Lidhur me lajmin aspak të mirë ka reaguar edhe ish-kryeministri Sali Berisha i cili e quan si ndëshkimin më të rëndë për Shqipërinë. Sipas tij rikthimi i vizave për shqiptarët ka ndodhur për faj të Edi Ramës me narkoqeverinë dhe narkoshtetin e tij.

Statusi i plotë i Berishës:

Nje ndeshkim i rende per Shqiperine!
Parlamenti i Mbreterise se Hollandes voton rikthimin e vizave per shqiptaret.
Te dashur miq, nga Edvin Kristaq Krimi, narkoqeveria dhe narkoshteti i tij shqiptaret jo qe nuk do te hapin negociatat me BE por rrezikon shume seriozisht te humbasin nje nder arritjet me te medha te jetes tyre, levizjen e lire ne Europe, Hapsiren e Shengenit.
Dje parlamenti i Mbreterise se Hollandes me kerkes te tre grupeve parlamentare konkretisht te Partise Kristian Demokrate, Partise Socialiste, dhe Partia e Lirise votoi dhe miratoi me shumice votash propozimin e ketyre grupeve per rivendosjen e vizave per shtetasit shqiptar per shkak te kriminalitetit agresiv dhe ne rritje si dhe emigracionit ilegal.
Keshtu Shqiperia e narkoshtetit te Edvin Kristaq Krimit behet vendi i pare per te cilin votohet nga nje vend anetar i BE rikthimi i vizave per qytetaret e saj. Po rikujtoj ketu se ne viti 2010 qeveria e Mbreterise se Hollandes ka qene mbeshtetes kryesore i yni per heqjen e vizave. Por rritja e madhe e kriminalitetit me origjine shqiptare dhe numrit te azilkerkuesve detyruan ne vitin 2017 agjenesite ligjzbatuese te Mbreterise se Hollandes t’u kerkojne autoriteteve te tyre vendimarrese rikthimin e vizave per shqiptaret. Rendimi i metejshem i ketyre problemeve sollen ne votimin e djeshem qe perben ne rast zbatimi nje ndeshkim tejet te hidhur per shqiptaret.sb”

Sipas ministrit të Punëve të Jashtme Stef Blok, në një debat të mërkurën mbrëma se nuk ka mbështetje të mjaftueshme midis shteteve anëtare evropiane për një hap të tillë. Përveç kësaj, ai tha Shqipëria ende nuk i plotëson kushtet e vendosura më parë për heqjen e vizave.

Kërkesa për vizë për shqiptarët u anulua në vitin 2010, por prej asaj kohe numri i shqiptarëve të paligjshëm në Holandë që atëherë është rritur gjë që ka bërë që të kthehet edhe njëhërë regjimi i vizave.

Anëtari i Parlamentit Madeleine Van Toorenburg ka vënë në dukje se në vitin 2017, policia e Amsterdamit dhe autoritetet e drejtësisë kërkuan që të rifillohej kërkesa për vizë.
Kjo për arsye se shumë kriminelë shqiptarë janë të përfshirë në krime të rënda, si trafikimi i drogës dhe trafikimi i qenieve njerëzore.