Çahet kordoni i Policisë, protestuesit te shkallët e Kryeministrisë

0
233

Pas një përleshje të shkurtër me forcat e Policisë, disa protestues kanë arritur të çajnë kordonin rrethues dhe janë ngjitur në shkallët e Kryeministrisë, ndërsa të tjerë protestues përpiqen të rrëzojnë gardhin metalik që rrethon godinën.

Kapsolla të shumta dhe lëndë tymuese janë hedhur në drejtim të Kryeministrisë ndërkohë që po fliste kryetari i Partisë Demokratike Lulzim Basha, duke sjellë edhe reagimin e forcave të policisë, të cilët kanë vendosur edhe maskat kundërgaz.

Përmes thirrjeve me altoparlant, policia i është drejtuar protestuesve dhe organizatorëve të protestës: “Mos hidhni lëndë piroteknike, fishekzjarrë, kapsolla dhe tymuese në drejtim të punonjësve të Policisë.

Hedhja e kapsollave dhe lëndëve piroteknike rrezikon jetën e punonjësve të Policisë”.

“Merrni masa të menjëhershme që protestuesit që kanë mbuluar fytyrën me shall dhe maska, të zbulojnë menjëherë fytyrën ose të largohen nga protesta. Si organizatorë të protestës, jeni përgjegjës përballë ligjit për mbarëvajtjen paqësore të tubimit, ndaj menjëherë merrni masa që protestuesit të ndalojnë hedhjen e kapsollave dhe lëndëve piroteknike në drejtim të Policisë”.

LEAVE A REPLY

Please enter your comment!
Please enter your name here